Gruaja zgjohet nga koma në Britani dhe zbulon se ka lindur një bebe katër-javëshe (fotot)

24/01/2022 17:49

29 vjeçarja Erem Ali, ishte 31 javë shtatzënë kur u shtrua në spitalin e Guilford pas infektimit me koronavirus dhe vështirësi në frymëmarrje, shkruan britanikja Metro.co.uk

Ajo thoshte se trembej më shumë për beben e saj në bark pasi nuk e ndjente të lëvizte.

Pas disa ditësh në spital gjendja e Erem u përkeqësua dhe doktorët e vendosën në ventilator dhe gjendje të pandërgjegjshme, për të sjellë në jetë beben me anë të një operacioni çezarian emergjence.

Ajo ishte transferuar më pas në spitalin St Thomas’ Hospital, në Londër prej komplikacioneve të sëmundjes.

Bebja e saj Zorayz Ali, tashmë tetë muajsh, lindi në shkurt të vitit të kaluar , me peshë gati 2 kg.

‘Nuk mbaj mend asgjë për lindjen,’ thotë më vonë Erem. ‘Mbaj mend vetëm që u zgjova tre apo katër javë më vonë dhe më thanë që kisha lundur një bebe’.

Dhe në fakt pas tre javësh Erem ishte zgjuar nga koma, por ende duhet të luftonte për të marrë frymë, teksa vuante nga mangësi të tjera të shkaktuara nga sëmundja.

Për gati pesë javë ajo nuk arriti të shikonte beben e saj, i cili po mbahej në një tjetër spital.

Rrjedhimisht Erem nisi të hante, te fliste e të ecte përsëri, dhe mrekullisht u rekuperua duke dalë nga spitali pas një muaj e gjusmë.

Erem nga rajoni juglindor britanik Surrey, thotë: “Kur u zgjova dhe doktorët më thanë se kisha lindur beben isha shumë konfuze. Nuk mbaja mend për asnjë operacion apo lindje. Unë ende mezi merrja frymë dhe nuk më lejohej të shihja beben”.

Kur e pashë për herë të parë pas një muaji isha e çliruar, më vjen keq që e humba pjesën më të parë të jetës së tij”.

“Ishte e vështirë dhe për bashkëshortin Junaid që nuk mund të vinte të më takonte dhe as të ishte aty për lindjen”.

Pesë javë pas lindjes të Zorayz ajo më në fund mund ta mbante në krahë.

“Ishte një moment shumë i veçantë, por dhe e vështirë ta shikoja për herë të parë. Ai nuk dukej sikur sapo kishte dalë nga barku por ishte i vogël dhe i parakohshëm”.

“Lëvizte shumë dhe i kishte hapur sytë. Ishte e pabesueshme”.

Nëna e re është ktheyr tashmë në shtëpi me familjen e saj, bashkëshortin, Junaid, 31 vjeç, dhe fëmijët e tjerë — Ariya, 5 vjeçe, e Zakaryia, 2 vjeç — dhe për fat në shëndet të mirë.

FOTO GALERI
1/3
29 vjeçarja Erem Ali, ishte 31 javë shtatzënë kur u shtrua në spitalin e Guilford pas infektimit me koronavirus dhe vështirësi në frymëmarrje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA