Gazetari zbulon si ndryshon shifra e drogës: 1 kg kokainë, nga 1300 dollarë në Ekuador në 40 mijë euro në Europë

24/01/2022 21:33

Gazetari Jul Kasapi ka folur në emisionin “Open” për shqiptarët që janë përfshirë në trafikun e drogës si grosist dhe kanë lidhje me disa grupe kriminele.

Sipas Kasapit, një kilogramë kokainë kushton 1300 dollarë në Ekuador por kur përpunohet dhe shpërndahet në Europë, shifra e 1 kg kokainë arrin në 40 mijë euro.

Jul Kasapi: Historia e grupeve shqiptare ka evoluar në tre faza.Njohja e shqiptarëve me Kolumbinë dhe më pas me njohjen e mafies italiane ku arrijnë të hyjnë më thellë në Amerikën Latine dhe tani kemi një fazë tjetër të grupeve kriminale shqiptare që nuk kanë nevojë më as për grupet e mëdha, por tani e bëjnë vetë.

Shqiptarët janë grosistë, madje ka edhe shqiptarë që jetojnë në Amerikën Latine dhe janë shumë të fuqishme. Lidhjet e tyre nuk janë vetëm me një grup kriminal. Ka persona që jetojnë në Amerikën Latine dhe kanë krijuar infrastruktuar për ta kaluar në Ekuador, 1 kg kushton 1300 dollarë. Në Guayaquil ka pika të ndryshme që magazinohet dhe shkon në laborator. Një kg kokainë në këto laboratore që janë të afta të përpunojnë deri në 1 ton kokainë në dy javë, e prejnë dhe e përziejnë me elementë të tjerë kimikë. Pra 1 kg kokainë gjatë rrugës për në Europë shkon në 40-45 mijë euro.

Ky lloj tregu vjen me një kosto të madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA