Flakët pushtojnë një klub nate, vdesin 16 persona: U përdorën fishekzjarrë 

24/01/2022 14:02

Dëshira e pronarëve për një spektakël piroteknik u kthye në tragjedi për klientët e një klubi nate mjaft popullor në kryeqytetin e Kamerunit, Yaounde.

Klubi u përfshi nga flakët, mes të cilave humbën jetën 16 vetë.

Zjarri përfshiu fillimisht sallën e madhe të klubit të ndodhur në një zonë mjaft të mirë të qytetit, shtëpi e ambasadave të huaja dhe e rezidencave diplomatike. Autoritetet thonë se flakët u përhapën deri sa mbërritën në vendin ku mbaheshin bombolat e gazit të përdorura për gatim.

“Jemi ende duke hetuar për zbardhjen e plotë të identitetit dhe kombësisë së të gjithë të vdekurve e të lënduarve”, tha zëdhënësi i qeverisë, Rene Emmanuel Sadi. Në një deklaratë të ministrisë vendase të komunikimit thuhet zjarri kishte konsumuar në fillim çatinë e ndërtesës, e ishte pasuar nga dy shpërthime të fuqishme, që shkaktuan panik mes njerëzve, shtyrje  dhe një ikje të rrëmujshme”.

Në Doualan e konsideruar si kryeqytetin ekonomik në jug të vendit, këto 6 vitet e fundit të paktën 5 disko janë djegur pjesërisht ose plotësisht në incidente të ngjashme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA