Digjet banesa e 80-vjeçarit në Mat, përfshihet nga flakët edhe shtëpia e fqinjës

24/01/2022 09:05
Foto ilustruese

Një 80-vjeçar është lënduar, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët në fshatin Vinjoll të Matit.

I moshuari M. Z. po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu si pasojë e flakëve është djegur dhe  banesa e shtetases një gruaje, Z. Z., 81 vjeçe, e cila ishte ngjitur me banesën e 80-vjeçarit.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për vlerësim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA