Reshjet e dendura të dëborës dhe ulja e temperaturave kanë sjellë probleme të shumta në Greqi, ku qeveria ka nxjerrë në rrugë ushtrinë për të ndihmuar në hapjen e rrugëve dhe largimin e mijëra automjeteve të bllokuara në akset e periferisë të Athinës.
Ndonëse autoritetet kishin paralajmëruar banorët që të shmangin lëvizjet e panevojshme,sërish mijëra grekë dolën në rrugë me automjetet e tyre por pa zinxhirë ose goma dimërore, duke krijuar kaos në trafik.
Më herët ministri i emergjencave civile Kristos Stilianidhis, tha se pritet një natë e vështirë në zonën e Atikës, Evias dhe ishujve të Egjeut.
Ministria e mbrojtjes dërgoi qindra forca ushtarake për të çbllokuar arteriet kryesore, ndërsa mbrojta civile u bëri apel banorëve të qëndrojnë në shtepi pasi edhe gjatë 24 orëve të ardhshme situata pritet të jetë e njëjtë.
Autoritet vendosën që të martën të jenë të mbyllura të gjitha bizneset e zonave të prekura, ndërsa janë vënë në gadishmëri të plotë gjithë mekanizmat shtetëror.
në Athinë u mbyllën shkollat zyra dhe institucione. Qeveria greke u ka bërë me dije punonjësve të administratës publike se për shkak të situatës së rënduar mund të mos shkojnë në punë gjatë ditës së martë.
Top Channel