Shtrenjtimi i çmimeve në tregje nuk po frenon rritjen duke bërë që kostot e familjeve shqiptare të rriten gjithnjë e më shumë.

Kjo është më e dukshme për artikujt e shportës, veçanërisht për frutat dhe perimet pasi tregtarët pohojnë se tendenca e shtrenjtimit me ritme të larta për disa produkte ka vijuar edhe gjatë janarit.

Për qytetarët që çojnë gati 42% të shpenzimeve mujore për ushqime, jetesa po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme, veçanërisht për kategoritë më në nevojë.

Së fundmi, një shtrenjtim nga 10 deri në 20 lekë më shumë kanë parë edhe paketat e cigareve dhe duhani një rritje e pritshme kjo pas ndryshimeve të paketës fiskale për rritjen  e akcizës së duhanit.

Çmimet e karburanteve kanë vijuar thuajse në të njëjtat nivele me një muaj më parë, ku midis tyre rritjen më të fortë e ka shënuar gazi përgjatë këtyre muajve duke arritur në 92 lekë për litër.

Ky i fundit po ashtu pritet të shtrenjtohet më tej në muajt në vijim me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore të unifikimit të akcizës së gazit në 6 lekë për litër si për bizneset ashtu edhe për qytetarët.

Luhatja e fortë e çmimeve në muajt e fundit në tregjet globale të lëndëve të para kanë bërë që inflacioni në vend të kapërcejë objektivin e bankës qendrore, megjithatë nga kjo e fundit nuk ka ende një vendim nëse do të rishikojë politikën monetare, pasi sipas saj vala e rritjes së çmimeve është kalimtare dhe pritet të stabilizohet në pjesën e dytë të vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA