City fiton garën për talentin argjentinas, zbulohen detajet

24/01/2022 11:14

Julian Alvarez është një talentet më të mëdhenj të futbollit argjentinas.

21-vjeçari luan me ekipin e parë të River Plate prej vitit 2019 dhe deri tani ka shënuar 36 gola.

Shumë klube evropiane janë të interesuara prej kohësh për shërbimet e lojtarin latin, por garën e ka fituar Manchester City. 90min raporton se kampionët e Anglisë kanë arritur akordin me “Los Millonarios”.

Dy klubet kanë rënë dakord për një shumë rreth 20 milionë paund, me Alvarez që do të transferohet nën urdhrat e Pep Guardiolës për të provuar aventurën e parë në futbollin evropian.

Alvarez mund të luajë në majë dhe në krahët e repartit ofensiv. Ai debutoi qershorin e vitit të kaluar me kombëtaren e Argjentinas, fanellën e së cilës e ka veshur pesë herë deri tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA