Chelsea “macja e zezë” e Tottenham, Conte pëson humbjen e parë në Premier League

24/01/2022 13:20

Pas 4 ndeshjeve pa fitore Chelsea rikthehet te suksesi në Premier League dhe e bën këtë në një ndeshje shumë të rëndësishme, pikërisht në derbin e Londrës ndaj Tottenham.

Skuadra e Thomas Tuchel fitoi 2-0 ndaj formacionit të Antonio Contes në një ndeshje në të cilën Romelu Lukaku edhe pse luajti titullar nuk shënoi sërish ndërkohë që Contes nuk i buzëqeshi aspak fati përballë së shkuarës së tij me trajnerin italian që pësoi humbjen e parë në Premier League në stolin e Tottenham.

Chelsea është kthyer në macen e zezë të Spurs-ave të cilët pësuan humbjen e 3-të në pak ditë përballë bluve, pas atyre dy në gjysmëfinalet e Carabao Cup. Pas një pjese të parë pa gola në të cilën Harry Kane-t iu anulua një gol në fakt për pozicion jashtë loje, Chelsea arriti të zhbllokonte shifrat në fillimin e pjesës së dytë falë një supergoli Hakim Ziyech. Fitoren e skuadrës së Tuchel e vulosi pak minuta më vonë Thiago Silva me golin e dytë. Deri në fund shifrat nuk ndryshuan më me Chelsean që u rikthye te fitorja ndërkohë që Tottenham humbi terren në garën për një vend në Champions League./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA