Bruksel, 230 të arrestuar pas protestës kundër masave anti-COVID

24/01/2022 15:56

Të paktën 230 persona janë arrestuar pas incidenteve që ndodhën në protestën e djeshme me pjesëmarrjen e rreth 50 mijë personave kundër masave anti-COVID-19 në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Ministrja e Brendshme Annelies Verlinden tha se 230 persona janë arrestuar pasi rreth 50 mijë persona nga shumë vende të Evropës si Franca, Holanda, Gjermania janë mbledhur dje në afërsi të institucioneve të BE-së në Bruksel për të protestuar kundër masave anti-COVID-19.

Ajo njoftoi se policia tashmë është duke analizuar pamjet e kamerës për të identifikuar protestuesit e tjerë.

Sipas saj, dhuna e demonstratës kundër masave sanitare është “krejtësisht e papranueshme”. Verlinden se pjesëmarrësit në protestë janë të profileve të ndryshme, nga e majta ekstreme, e djathta ekstreme dhe vendet e tjera.

Protesta e dhjetëra mijëra njerëzve të mbledhur në parkun e Vitit të 50-të pranë institucioneve të BE-së kundër masave të COVID-19 në Bruksel u bë skenë e dhunës.

Mes grupit që theksohet se janë anëtarë të organizatës majtiste Antifa dhe policisë kishte ndodhur një përplasje, ndërsa shumë automjete civile dhe atyre të policëve ishin dëmtuar. Policia, nga ana tjetër, intervenoi me gaz lotsjellës dhe topa uji, kurse protestuesit gjithashtu kishin dëmtuar disa ndërtesa, stacione të autobusëve dhe një stacion të metrosë.

Dëme serioze ka pasur edhe në ndërtesën e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS), e cila u sulmua nga një grup. Në ndërtesë janë thyer xhamat dhe hyrja është bërë e papërdorshme.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, pas incidenteve kishte vizituar ndërtesën dhe kishte dënuar sulmin./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA