3 persona janë arrestuar nga policia Vlorë dhe 4 të tjerë u proceduan penalisht.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin A. K., 46 vjeç, banues në lagjen “10-Korriku”, Vlorë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. J., 46 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
– M. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Fermë -Fitore, Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Mbikalimi i Novoselës”, u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin G. T., 26 vjeç, banues në lagjen “Uji Ftohtë”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të automjetit u gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde, e dyshuar cannabis sattiva.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasit K. Ll., 27 vjeç, P. M., 38 vjeç, banues në Cakran, Fier, dhe S. M., 28 vjeç, banues në Koplik, Shkodër, pasi janë kthyer deporativ nga Greqia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel