Dy kanadezë kanë vdekur dhe një i tretë u plagos mbrëmë në një betejë me armë në resortin e famshëm mesikan Cancun.
Përplasja shpërtheu në kompleksin luksoz Ksaret kur një kanadez kishte hapur zjarr ndaj tre bashkëkombasve të tij, sipas autoriteteve. Zyrtarët meksikanë thanë se të përfshirët në betejë ishin klientë të hotelit dhe kishin precedentë kriminalë për vjedhje, droga dhe zotërim armësh.
Kreu i sigurisë Lusio Hernandez, tha se dhuna është e lidhur me trafikun drogave që ka qenë një plagë e rëndë për brigjet meksikane prej vitesh.
Nëntorin e kaluar dy trafikantë u vranë në një betejë me armë në plazhin pranë resortit luksoz të Cancun.
Ndërsa në tetor dy turistë nga Gjermania e India u vranë nga plumbat qorr në një tjetër përplasje mes trafikantëve. Meksika ka regjistruar 33,308 vrasje vitin që shkoi me gjithë operacionet e vazhdueshme anti-kartele të shpallura nga qeveria, e cila akuzohet nga kritikët se është pjesë e trafikut.
Top Channel