Federico Chiesa iu nënshtrua operacionit në gju për ngjitjen e ligamentit kryqëzor të përparmë dhe tashmë do të nisë fazën e riaftësimit.

Sulmuesi i Juventusit e kreu ndërhyrjen në klinikën Hochrum, në Innsbruck, nga profesori Christian Fink, në prani të mjekut të Juventusit, Dr. Stefanini. Operacioni u konsiderua i suksesshëm dhe koha e riaftësimit të plotë të futbollistit të “Zonjës së Vjetër” do të jetë 7 muaj.

Chiesa u dëmtua në ndeshjen kundër Romës, më 9 janar, në “Olimpico”. Fillimisht u detyrua të largohej nga fusha pas një dyluftimi me Smalling. Më pas, pas disa minutash, ai u këput në tokë, duke prekur gjurin e majtë. Bëhej fjalë për një diagnozë shumë e rëndë: këputje e ligamentit kryqëzor të përparmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA