Melisa dhe Andi janë personazhet që u njohën në “Për’puthen” por lidhjen e nisën jashtë programit.
Ata ishin të ftuar në rubrikën “N’fermë” në “E diell” ku rrëfyen se ka pasur shumë njerëz që i kanë tradhtuar e kanë dashur t’i bëjnë keq në fillimet e tyre, por dashuria e tyre ka qenë tepër e fortë për tu thyer.
Sa i përket planeve të së ardhmes, Andi tha se po përgatiten për të ndërtuar një vilë, ndërsa Melisa theksoi se dasma është një ndër dëshirat e të ardhmes së saj.
Melisa: Janë kaq shumë njerëz që na kanë tradhtuar, na e kanë futur pas krahëve, edhe njerëz që nuk kanë pasur lidhje me neve.
Andi: Pavarësisht asaj që trajtohet në televizion, prap çdo njeri e ka atë anën e ndjeshme. Nuk më intereson se si më quajnë, Andi i Melisës apo Andi Shehi për aq kohë sa ma dinë emrin.
Pyetje: Është e vërtetë që e keni blerë shtëpinë dhe të zgjerojmë familjen?
Andi: Po shtëpinë e kemi blerë por plani është të lëmë me qira atë. Kemi marrë një tokë dhe duam të ngremë një vilë atje. Pastaj avash avash.
Melisa: Ne jemi stabilizuar dhe punojmë për gjënë tonë. Ankohet që nuk i bëj për të ngrënë po nuk i bëj se nuk ha asnjëherë në shtëpi.
Pyetje: Kur keni ndërmend të bëheni prindër?
Andi: Kemi ende disa qëllime.
Melisa: Nuk është se mungon dëshira.
Pyetje: Po nuse?
Melisa: Unë i kam thënë bashkëjetesa e të gjitha, por e kam pak atë tradiconalitetin. Dua të më vijë në shtëpi dhe të rrijë i tensionuar derisa t’i thojë babai “po”.
Top Channel