Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Southampton.
Lideri aktual u befasua në fillim të ndeshjes, por falë një goli nga Aymeric Laporte në pjesën e dytë iu shmangën humbjes nga Southampton.
Pas kësaj sfide ka folur edhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola, duke thënë se ende janë larg për ta fituar titullin e kampionit.
Sipas asaj që ka thënë Pep, edhe po ta fitonin sfidën ndaj Southampton nuk do të thotë asgjë në lidhje me titullin e kampionit.
“Zhvilluam një ndeshje të mirë, ndoshta nuk ishim shumë agresivë në 15 minutat e para. Por në pjesën e dytë ishim të shkëlqyer. Edhe po të fitonim nuk do të ndryshonte asgjë në luftën për titullin kampion, gjithçka është e hapur”, deklaroi Pep.
Tutje tekniku katalunas u shpreh se do t’i pëlqente të kishte 40 pikë më shumë se Liverpooli dhe se nuk e priste këtë epërsi në këtë pikë të sezonit.
“Do të më pëlqente të kisha 40 pikë më shumë se Liverpooli në kampionat, por në janar nuk është e mundur. Nuk e prisja që të kishim një avantazh të tillë në këtë pikë të sezonit.
“Tashmë le të pushojmë dhe më pas të kthehemi edhe më të karikuar. Kemi dy javë kohë për të përgatitur ndeshjen e ardhshme”, ka thënë trajneri spanjoll i Manchester City. /Telegrafi/
Top Channel