Xhaferri vendoi që t’i dhuronte një varëse Anës gjatë javës, por këtë Prime në Për’puthen u mësua se ajo ishte një dhuratë nga ish e dashura e tij.
Këtë gjë Ana nuk e pranoi dhe ia ka kthyer, pasi djali e pranoi se ajo i ngjan ish-të dashurës, duke hedhur dyshime se është thjesht fiksim i krijuar në emision dhe se ai nuk ka ndjenja reale për të.
Xhaferri u shpreh se vetëm zinxhiri është dhuratë nga e dashura, ndërsa dhëmbi është i tij dhe se është një simbol fatsjellës dhe se kjo ishte arsyeja që ia dhuroi.
Opinionisti Arjan Konomi e ka kundërshtuar Anën, duke i thënë se ajo gjeti justifikim që të refuzonte dhuratën dhe se nuk ndjen për të.
“Ty s’të bëhet vonë fare as për këtë varëse, pse s’i thua o Xhaferr mua s’më intereson farë ti mbaje varësen. s’kam për ty as simpati asnjë ndjenjë të veçantë. Mos gjej justifikim”, tha Arjan Konomi.
“Unë nuk thash në asnjë moment që u lëndova, u ndjeva keq, tani që jam më e qetë reagimi im do të ishte më i butë, por në atë moment nuk logjikova aq shumë, s’më duket normale që të mbaja vajzën e asaj gocës. unë thash që dhurata nuk dhurohet dhe aq më shumë që unë i ngjakam”, tha Ana.
Top Channel