Termometri preku -18 gradë Celsius në qarkun e Korçës/ Rrugët janë të hapura, por kërkohet kujdes nga shoferët

22/01/2022 10:25

Situata e reshjeve në qarkun juglindor të Korçës është normalizuar gjatë orëve të natës.

Raportohet se të gjitha akset nacionale janë të hapura e po ashtu të kriposura, por sërish duhet kujdes në qarkullim. Lartësia e borës varion nga 10 centimetër deri në 40 centimetër, lartësia më e madhe në fshatin e Dardhës. Në këtë fshat e po ashtu në Qafën e Qarrit duhet që mjetet të jenë të pajisura me goma dimërore.

Temperaturat mëngjesin e sotëm në zonat më të thella arritën në -18 gradë, ndërsa momentalisht nuk ka reshje dëbore. Njësitë administrative në Pogradec: të Dardhasit, Proptishtit dhe Trebinjës,  njësitë në Maliq: Gorë dhe Moglicë, dhe njësitë administrative në Korçë: Vithkuq dhe Lekas, paraqitet situatë e vështirë për sa i përket sasië së dendur të borës.

Për shkak të temperaturave të ulëta, në këto njësi administrative janë krijuar ngrica në rrugë, duke bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA