Moti i ftohtë dhe i acartë ka përfshirë edhe Kosovën, ndërsa kjo situatë do të vijojë edhe gjatë javës së ardhshme.

Sipas “Prishtina Weather” nuk përjashtohet mundësia edhe për reshje të dobëta bore të hënën dhe të mërkurën.

Temperaturat kanë zbritur ndjeshëm, ndërsa minimalet janë -10C deri -13, kurse maksimalet -2 deri 0 gradë C.

Të hënën era do të fryjë kryesisht nga veriu 6-12m/s, kurse të martën parashikohet të jetë më e lehtë.

Top Channel