“Lulzim Brava je i shkarkuar”/ Kryedemokrati pritet me protestë nga mbështetësit e Berishës në Durrës

22/01/2022 17:06

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur nga një grup protestuesish në Durrës këtë të shtunë, ndërsa ka mbërritur për të takuar anëtarësinë dhe simpatizantët e PD-së në këtë qytet.

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha thërrasin me të madhe” Basha ik”, ndërsa disa prej tyre janë përplasur me grupin që mbështet kreun e PD-së.

Prania e forcave të shumta policore ka mbajtur nën kontroll situatën dhe konflikti mos të përshkallëzohej më tej.

Mbështetësit e Berishës i janë referuar Bashës si tradhtar dhe i kanë bërë thirrje të pranojë rezultatin e votës së lirë të demokratëve.

Protesta u zhvillua në sheshin kryesor të Durrësit, para teatrit ”Aleksandër Moisiu” ku aktualisht po mbahet takimi i Bashës me mbështetësit e vet, ndërkohë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në shesh.

Basha është shoqëruar edhe nga një grup protestuesish kundër tij, në çdo takim të mbajtur me mbështetësit në disa qytete të vendit.

Përplasja e thellë dhe e dhunshme për të marrë nën kontroll selinë blu në Tiranë, ia ka lënë vendin takimeve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës në një tur në të gjithë vendin.

Dy demokratët kanë mbledhur forcat për të mbajtur afër mbështetësit e tyre, ndërsa situatat e brendshme politike e Partisë Demokratike sa vjen e bëhet edhe më e ashpër.

Protesta e thirrur nga Seli Berisha në selinë e PD-së mesditën e 8 janarit shënoi kulmin e mosmarrëveshjeve të brendshme të Partisë Demokratike.

Misioni i protestuesve ishte i qartë, futja me çdo kusht në selinë blu. Ata mundën të hyjnë vetëm në katin e parë dhe tentuan pa sukses të çmontonin dyert e blinduara që të çojnë në katin e dytë me çdolloj mjeti.

Ata që donin të realizonin futjen nga dritaret, ku u përballën me gaz lotsjellës hedhur nga brenda selisë së PD-së.

Pas më shumë se dy orë protestë, ndërhyrja e policisë me kërkesën e PD-së bëri që të shpërndaheshin protestuesit, ndërsa Berisha ndodhej brenda selisë.

Pas arrestimeve, Gjykata e Tiranës  të mërkurën vendosi të lirojë nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Ndër të tjera, Kryesia e PD-së përjashtoi përgjithmonë nga Partia Demokratike Sali Berishën dhe mbështetësit e tij, Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Rigels Muçollarin, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën.

Ndërkohë, janë pezulluar deputetët Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso, Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA