Një adoleshent të cilit doktorët i kishin dhënë vetëm disa muaj jetë, përdori kohën e tij të mbetur në botë për të mbledhur fonde për një gjashtë-vjeçar nga qyteza e tij që gjithashtu ishte me kancer, por me shpresë për të mundur sëmundjen.
19 vjeçari Rhys Langford, i cili ishte me kancer në kocka, nisi të mblidhte fonde për gjashtë-vjeçarin Jacob Jones kur iu tha se vetë nuk do të kishte shpëtim nga sëmundja.
Jacob u diagnostikua me neuroblastoma dhe qëndroi për një vit i shëruar, para se tumoret të shfaqeshin përsëri në fillim të muajit.
Megjithse nuk e kishte njohur kurrë adoleshentin, Rhys u prek shumë nga situata e tij dhe bëri donacion 1,000 paundë nga kursimet e tij për krijimin e një rrjeti të mbledhjes së fondeve vullnetare, që i vogli të kurohej në Amerikë.
Tani ai ka krijuar dhe një grup online për mbledhje donacionesh që ka arritur në 8,000 paunde për Jacob.
Nëna e Rhys, Catherine tha: “Rhys mësoi për historinë e të voglit Jacob. Ai më thirri lart dhe po qante në krevat kur lexonte për sëmundjen e tij”.
“Ai më tha:’Mama dua të dhuroj disa fonde për të, është gjashtë vjeç dhe ka qenë sëmurë që kur ishte dy vjeç. Do të lumturohesha shumë nëse arrija ta shpëtoja”.
“Nuk e besoja dot që ai po mendonte për dikë tjetër kur dhe vetë ishte pranë vdekjes”.
Rhys e Jacob janë nga qyteza Ebbow Vale në Uells, por nuk e njohin njëri-tjetrin.
Catherine thotë se djali i saj i dërgoi privatisht Jacob 1,000 paundë nga kursimet e tij, por dëshironte të bënte më shumë prandaj krijoi një faqe donacionesh online.
Gruaja thotë: “Zemra jonë ishte e copëtuar pasi po humbisnin djalin tonë, por dhe po shpërthente nga krenaria pasi megjithë diagnozën e tij ai mendonte për të shpëtuar të tjerët”.
Në mesazh e lënë në faqe, Rhys shkruante: “Kur lexova për Jacob dhe luftën e tij, rinisja e kancerit më emëroi shumë. Unë e di që për mua nuk mund të bëhet asgjë, por si një nga dëshirat e mia të fundit, dua të ndihmoj Jacob dhe ta ndihmoj të luftojë sëmudjen e rëndë”.
“Unë e di çfarë i bëjnë trupit tënd mjekimet dhe trajtimet për këtë sëmundje. Jacob është tani gjashtë vjeç dhe ka luftuar sëmudjen gjatë gjithë ketës, kjo nuk është e drejtë”.
Para se të sëmurej, Rhys ishte një i ri aktiv dhe kishte fituar Rripin e Zi në artet marciale ‘Krav Maga’.
Por në 16-muajt e fundit ai ka kryer trajtimet e rënda për tumorin osteosarkoma.
Ish-punonjësi ka kryer operacione në kocka dhe muskujt e ijeve, si dhe kemimoterapi.
Por këtë muaj iu tha se gjendja e ti ishte e pashërueshme.
Top Channel