Më shumë se 40 yje të industrisë së filmit si Mark Ruffalo e Susan Sarandon, kanë nënshkruar peticionin e aktores kryesore të Harry Potter në mbrojtje të palestinezëve nga shtypja e ushtrisë izraelite.
Mes aktorëve më të njohur përfshiheshin Mark Ruffalo, Susan Sarandon, Gael García Bernal e Viggo Mortensen, të cilët mbështesnin aktoren britanike Emma Watson pasi postimi i saj në mediat sociale për solidaritet me Palestinën, tërhoqi zemërimin e pushtetarëve të Izraelit.
“Në i bashkohemi Emma Watson në mbështetje të deklaratës së thjeshtë se ‘solidariteti është një folje’, duke përfshirë dhe solidaritetin domethënës me palestinezët që përpiqen për të drejtat e tyre njerëzore bazë, sipas ligjit ndërkombëtar”, thuhej në deklaratën e qarkulluar në rrjet, të nënshkruar nga më shumë se 40 figura të njohura të industrisë amerikane të filmit.
Në letër thuhej më tej: “Ne e njohim dis-balancën e thellë mes Izraelit si fuqi pushtuese, dhe palestinezëve, populli i shtypur nga një regjim pushtimi ushtarak dhe aparteidi”.
Më herët në një postim në rrjetin Instagram, Watson kishte shpërndarë një foto nga një miting pro-Palestinës me frazën “Solidariteti është një folje”. Aktorja njihet më shumë për rolin e saj si Hermione Granger në seritë e filmave Harry Potter.
Zyrtarët izraelitë dënuan shpejt postimin, i cili ishte pëlqyer nga më shumë se 1 milionë përdorues të mediave sociale.
“Të gjitha pikët e mundshme për të qenë antisemite,” komentonte ish-ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon.
Por në deklaratat e tyre profesionistët e filmit dënonin qartazi antisemitizmin, islamofobinë dhe të gjitha format e paragjykimit.
Të tjerë nënshkrues të peticionit pro-Palestinë ishin: skenaristi James Schamus (filmat Crouching Tiger, Hidden Dragon), regjizorët e nominuar pë Oscar, Asif Kapadia (Amy), Mira Nair (Salaam Bombay) dhe producenti Oren Moverman (filmi: The Messenger).
Firmosën gjithshtu fituesi i çmimit Palme d’Or, Ken Loach (Filmi: Daniel Blake), aktoret Michael Malarkey (The Vampire Diaries) e Matt McGorry (Orange Is the New Black, How to Get Away with Murder).
“Ne qëndrojmë kundër tentativave të vazhdueshme izraelite për të dëbuar me forcë familjet palestineze nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Lindor, nga zonat e Sheikh Jarrah, Silwan dhe kudo tjetër në territoret e pushtuara palestineze,” thuhej në letër.
Top Channel