Ulja e temperaturave/ Dëbora mbulon Dibrën, trashësia shkon deri në 40 cm
21/01/2022 10:06
Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Dibrën mëngjesin e sotëm.
Janë rikthyer reshjet intensive të borës, në qytetin e Peshkopisë dhe zonat malore, ndërsa në zonat e thella trashësia varion deri në 40 cm.
Sa u përket rrugëve nacionale Peshkopi-Tiranë qarkullimi vijon pa probleme, ndërsa kalimi në aksin Peshkopi-Kala, i Peshkopi-Draj Reç-Kukës, e Dodës-Kukës duhet të bëhet me zinxhirë.
Mësimi ka nisur normalisht dhe shkollat janë furnizuar me lëndë drusore për ngrohje.
Ende nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike.
Top Channel