Një balenë të pkatën 12 metra e gjatë ka dalë e ngordhur në breg në jug të Spanjës në një fenomen të rrallë e të trishtë.
Gjitari detar i species “balenë me flatër” besohet se ngeci në cekësirë pasi ishte plagosur.
Turma njerëzish ishin mbledhur sot në plazhin La Rada në Estepona për të parë dhe bërë foto me kufomën.
Jose Luis Mons, i qendrës së rekuperimit të specieve detare tha për rrejtin vendas The Olive Press: “Është e trishtë por nuk është e pazakontë që balenat të ngecin për vdekje në këtë breg, fatkeqësisht ka ndodhur në disa raste. Në shumicën e tyre balenat kishin ngordhur më parë.
Qendra shtonte se trupi i balenës femër ishte në gjendje të avancuar dekompozimi dhe besohet se ka vdekur disa ditë më parë.
Zyrtarët në Estepona konfirmuan se një operacion madhor ka nisur për rekuperimin e trupit.
Një autopsi do të kryhet nga biologët detarë dhe ekspertë të tjerë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
by marine biologists and other experts to determine the cause of death.
Balena me flatër sipas rrjetit WWF, është gjitari i dytë detar më i madh në botë pas balenave blu.
Ato kanë një vijë të veçantë ndarëse pas flatrës së kurrizit që i jep dhe pseudonimin “kurriz-prerë”.
Një tjetër veçori e tyre është se nofulla e tyre e djathtë e poshtme është e bardhë kurse gjysma tjetër është e zezë.
Ato mund të rriten deri në 25 metra gjatësi dhe janë një specie e rrezikuar me rreth 50,000 ekzemplarë te mbetur në jetë.
Top Channel