“Si prisni që Meta të përgjigjet për 21 janarin?”/ Rama: Vetëm shpërndan dekorata pa vlerë!

21/01/2022 13:39

“Çfarë mund të bëjë tjetër Meta veçse të shpërndajë dekoratat pa asnjë vlerë!”.

Kështu është shprehur Kryeministri Rama, ndërsa i përgjigjet një prej komentuesve të tij në rrjete sociale, teksa po zhvillon një bashkëbisedim live në Facebook.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Presidentin, i cili në këtë 21 janar ishte në Korçë dhe kur u pyet për gazetarët, nuk dha asnjë përgjigje për 11 vjetorin nga vrasja e katër protestuesve.

“Si prisni që Ilir Meta të përgjigjet për 21 janarin? E vetmja gjë që mund të bëjë tjetër vecse të shpërndajë dekorata, dekorata pa asnjë vlerë, kuptim e përmbajtje që janë një tallje e madhe me ata njerëz që për fat të keq shkojnë akoma e marrin dekoratat e Ilir Metës që janë bosh në kuptim përmbajtje e vlerë”, tha Rama.

Top Channel