Foto ilustruese

Policia e Vlorës ka vënë nën pranga pesë persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, të ciëlt akuzohen për vepra të ndryshme penale.

U arrestua shtetasi në kërkim Llazar Theodhori, 59 vjeç, banues në Himarë, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

I akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, në pranga u vu edhe shtetasi V. P., 23 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët”, Vlorë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan disa fatura karta debiti dhe targa plastike automjeti të dyshuara të falsfikuara dhe një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi M. H., 36 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, sepse gjatë kontrollit të automjetit në përdorim nga ky shtetas u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. L., 53 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij;

Në pranga u vu edhe shtetasi E. Sh., 37 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, sepse nga kontrolli fizik i ushtruar iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë;

Policia arrestoi A. A., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Sarandë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasin K. M., 44 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, sepse ka bërë kallëzim shtetasja K. Ll., 21 vjeçe, banuese në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, se në ambientin e saj të punës, shtetasi K. M. e ka qëlluar me grusht, për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA