Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë në Durrës.

U ndalua shtetasi në kërkim Emanuel Hasra, 26 vjeç, banues në Durrës. Këtë të fundit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 23.10.2017, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin R. R., 20 vjeç, banues në fshatin Fllakë, Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA