Një i ri i shpallur në kërkim për vjedhje është vënë nën prangat e policisë në Korçë.

Bëhet fjalë për shtetasin S.Sh., i cili në bashkëpunim me shtetasin E. S., 19 vjeç, banues në Pogradec dhe një 14-vjeçar (të arrestuar/proceduar më datë 14.01.2022) kanë vjedhur sasi lekësh e produkte në tri biznese private.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, bënë kapjen e shtetasit S. Sh., 20 vjeç, banues në Pogradec, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim më shumë se 1 herë.
Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor me shtetasin E. S., 19 vjeç, banues në Pogradec dhe një 14-vjeçar (të arrestuar/proceduar më datë 14.01.2022), në vjedhjen në tri biznese private, ngjarje të ndodhura më datat 07, 12 dhe 13 janar 2022, në qytetin e Korçës, ku janë marrë sasi lekësh, produkte ushqimore dhe veshje të ndryshme”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA