Me shumë puthje e lot, Donaldi dhe banorët e tjerë përcjellin Beatrix
21/01/2022 23:16
Largimi i këngëtares Beatrix Ramosaj nga shtëpia e “Big Brother VIP” mërziti banorët e tjerë, veçanërisht Donaldin, me të cilin ajo krijoi një lidhje romantike.
“E ndieja, e dija (që do të dilja). Aty brenda ka lojë vërtet, e kam vënë re me disa banorë dhe nuk është natyra ime. Nuk e bëj dot. E kisha menduar ndryshe rrugëtimin tim. Ndodhën shumë gjëra”, u shpreh këngëtarja në studio.
Ajo tregoi se as që e kishte imagjinuar që do të krijonte një marrëdhënie sentimentale brenda shtëpisë.
“Nuk e kisha besuar, duke e ditur që jashtë, nuk kam pasur ndonjë fat, e kisha ndarë mendjen që jam shumë ok-ej vetëm. Po që do më ndodhte aty brenda, nuk e mendoja”.
Top Channel