Dëbora frymëzon presidentin, i këndon Korçës në mes të stuhisë (Video)

21/01/2022 17:22

Presidenti Ilir Meta i ka kënduar Korçës në mes të stuhisë së dëborës.

Ai ka realizuar një video duke i kënduar.

“Lumja ti moj Korçë lule që le pas shoqet e tua, si trimi në ballë u sule ta paçim përjetë hua”, tha presidenti.

Meta ndodhet këtë të premte në qytetin e serenatave, ku dekoroi disa artistë të shquar për kontributin e tyre.

Presidenti Ilir Meta refuzoi të jepte një koment për protestën e 21 janarit, në kohën kur sot bëhen 11 vite nga ngjarja e rëndë, por fokusin e vendosi të zgjedhjet e 6 marsit dhe qëllimet që ka pasi të lërë presidencën.

Ai u shpreh se mezi pret të heqë kostumin e Presidentit dhe të kthehet tek populli i 2 marsit.

Top Channel