Një ish-nxënës 63-vjeçar ka hyrë me thyerje në ish-shkollën e tij në veri të Japonisë për të marrë sendet që i kishte sekuestruar mësuesi më shumë se 40 më parë.
I moshuari realizoi misionin e pazakontë në bashkëpunim me të dashurën e tij 58 vjeçare, kur shkolla ishte e mbyllur për pushimet dimërore.
Ai tha më pas se shpresonte të gjente aty dhe informacionet e kontaktit të ish-mësuesit.
Dyshja kishin arritur të hynin në dhomën e mësuesve por ishin pikasur nga një punonjës që gjendej në shkollë dhe thërriti policinë për të raportuaar të huajt.
Oficerët erdhën në vendngjarje dhe arrestuan dy personat për kalim të pronës private, shkruan rrjeti vendas SoraNews24.
Të dy ish-nxënësit e shkollës raportohej se ishin të intoksikuar me pije alkoolike në kohën e arrestimit.
Shkolla në fjalë gjendej në Mikasa, në perëndim të qyteetit fqinjë Iëamizawa, ku jetojnë çifti.
Përdoruesit e mediave sociale në Japoni shprehnin simpati të gjerë me shkelësit, duke thënë se historia u kujtonte shumë fëmijërinë e tyre.
Një prej tyre shkruante: “Kur isha i vogël një burrë i moshës së mesme hyri me forcë në klasë duke thënë se donte të ulej në ish-bankën e tij, nuk e di nëse ishte i pirë”.
Një tjetër shkruante: “Në shkollën tonë ka pasur vetëm një ribashkim mes nxënësve, por kur ndodhi unë u ula në tryezën time të vjetër të orës së anglishtes”.
“Jam i shokuar që mësuesit mund të sekuestronin sende nga nxënësit”, shkruante një tjetër duke u ankuar për rregullat e ashpra të shkollave japoneze.
Top Channel