120 minuta aksion, dramë e romancë, “Gjurmë pa shenjë” është prodhimi më i ri shqiptar kinematografik, nga Maxim Aladini, i cili pati premierën dje në kinema.
Filmi tregon historinë e Maximit një djalë i thjeshtë, shkrimtar që bie në dashuri me vajzën e një deputeti, Izabela në një ballo me maska.
Me një kast aktorësh të talentuar , Gjurmë pa shenjë u mirëprit nga publiku në debutimin e tij të parë, ndërsa personazhet tregojnë se realizimi i filmit kishte jo pak vështirës.
Filmi bëhet edhe më intrigues për faktin se babai Izabelës merrej me punë të pista dhe kjo ndryshon rrjedhën e ngjarjeve, duke sjellë ndarjen e dy të rinjve, vrasjen e miqve më të afërt dhe në fund arratisjen e tyre për një jetë më të mirë.
Por edhe kur duket se historia përfundon këtu, Maxi nga nja djalë i thjeshtë kthehet në një njeri që vret këdo që i del para.
“Gjurmë pas shenjë” do të jetë në kinema nga 21 janari!
Top Channel