Gjenerali i ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç deklaroi se ushtria e vendit të tij nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes brenda territorit të Kosovës nëse do të ketë veprime të Forcës së saj të sigurisë në veri të vendit.

Mendojmë se ka gjasa që forcat e sigurisë në Kosovë të bëjnë veprime të një anshme dhe në mënyrë disproporcionale për të arritur disa pika në terren”, ka thënë Mojsiloviç i cituar nga mediet në Kosovë. Ai u shpreh më tej se bazuar në rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Kumanovës “forcat e KFOR-it janë të vetmet forca ligjore në Kosovë”.

Gjenerali serb thotë se në rast që ushtria e Kosovës me apo pa pëlqimin e KFOR-it lëvizin në veri të Republikës së Kosovës, atëherë “detyrat do të ndërmerren në përputhje me rrethanat”. Mojsiloviç foli edhe për rritjen e pranisë së ushtrisë serbe në afërsi të vijave kufitare me Republikën e Kosovës. “Ju e keni parë vendosjen e forcave për reagim të shpejtë të Forcave të Armatosura”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA