Një studim ka zbuluar se rastet e demencës në mbarë botën pritet të trefishohen deri në vitin 2050.

Shkencëtarët, në studimin e publikuar në revistën mjekësore “Lancet”, vlerësuan sëmundjen e demencës duke u bazuar në stilin e pashëndetshëm të jetesës, plakjes dhe popullsia në rritje.

Në studimin i cili synon mbështetjen e shteteve për të parandaluar sëmundjen e demencës, janë analizuar të dhënat e 195 vendeve. Gjithashtu në studimi u vu në dukje se rritja e shkallës së obezitetit, diabetit, pirjes së duhanit dhe mënyrës së jetesës sedentare rrisin rrezikun e demencës.

Studiuesit duke nënvizuar se numri i rasteve të demencës nuk do të shënojnë rritje me të njëjtin nivel rreth botës, vlerësuan se prej 57 milionë raste në vitin 2019 kjo shifër mund të shkojë në mbi 153 milionë deri në vitin 2050. Studimi parashikoi se rastet e demencës në Afrikën Lindore Sub-Sahariane mund të rriten nga rreth 660.000 në mbi 3 milionë, ndërsa në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, mund të rriten nga 3 milionë në rreth 14 milionë.

Nga ana tjetër, u theksua se rastet e demencës mund të rriten nga 4,8 milionë në 7,4 milionë në rajonin e Azi-Paqësorit, nga 8 milionë në afërsisht 14 milionë në Evropën Perëndimore dhe nga 907 mijë në 1,6 milionë në Britaninë e Madhe.

Top Channel