Tre drejtues mjetesh janë vënë nën prangat e policisë në Fier, pasi kanë thyer rregullat e qarkullimit.

Në pranga u vu shtetasi E. V., 22 vjeç, banues në Varibob, Fier, pasi duke drejtuar automjetin tip “Fiat” pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

U arrestua edhe shtetasi R. Zh., 32 vjeç, banues në Fier pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur.

Policia arrestoi shtetasin R. K., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA