Mekaniku i dyqanit ‘bën copë’ Ferrari Enzo $3 milionëshe pas përplasjes me pemën në Holandë (fotot)

20/01/2022 15:45

Një veturë luksi prej gati 3 milionë dollarë, është bërë copash pasi është përplasur me një cung peme në Holandë, teksa drejtohej nga mekaniku i dyqanit që e shiste.

Aksidenti i pafat që shkatërroi mjetin Ferrari Enzo nga të cilat vetëm 300 janë prodhuar në të gjithë botën, ndodhi dje në Baarn, pranë Amsterdamit. 

Makinat Ferrari janë të vështira për t’u drejtuar dhe disa raste janë raportuar për humbje të kontrollit nga drejtues të rinj të automjetit sportiv.

Mekaniku shpëtoi pa u lënduar në incident por makina kishte pësuar dëme të shumta.

Automjeti kishte hapur qeset e ajrit dhe dy rrota ishin shkatërruar, së bashku me disa pjesë të amortizimit.

Dëshmitarët thanë se mjeti u ngul me kokë në trungun e prerë të pemës në anë të rrugës.

“Dyqani i Ferrari-t këtu është vetëm dy kilometra larg, kjo duket si një makinë në pronësi të një klienti.”

“Kushtet e motit ishin të njoma e të ftohta, ndoshta tre gradë temperatura. Goditi cungun e pemës nga ana e pasagjerit. Nuk jam i sigurtë sesi ndodhi por shoferi më pas donte ta kthente te dyqani i makinave”, tha dëshmitari.

Ky tip makine luksoze është prodhuar nga Ferrari në vitet 2002 deri në 2004.

Fillimisht kur doli kushtonte rreth $500,000 por prej atëhere tipi Enzo është rritur shumë në vlerë.

Kohët e fundit një Ferrari Enzo e vitit 2003 u shit nga ankandet Sotheby’s për $3,360,000

FOTO GALERI
1/9
Një veturë luksi prej gati 3 milionë dollarë është bërë copash pasi është përplasur me një cung peme në Holandë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA