Fieri, i dyti për infektime nga Covid/ Në gjithë qarkun janë 1814 raste aktive
20/01/2022 15:20
Qyteti i Fierit është qarku i dytë pas Tiranës sa i takon rasteve aktive me covid 19, ku ka tani gjithsej 1,814 të infektuar.
Në bilancet e Ministrisë së Shëndetësisë Fieri zë vend pothuaj çdo ditë pas kryeqytetit për nga numri i infektimeve ditore.
Drejtori rajonal i kujdesit shëndetësor, Ervin Hoxha, flet për situatën epidemiologjike në bashkitë Fier, Patos dhe Roskovec.
Bashkë me infektimet në fier është rritur edhe numri i vaksinimeve, sic e tregojnë edhe vetë qytetarët në radhë në qendrën shëndetësore numër 1 të qytetit.
Që nga fillimi i fushatës në fier janë administruar gjithsej 172 855 doza vaksine.
Top Channel