Në bisedën me Beatrixën, Einxheli ka folur për daljen e DJ Dagz dhe përplasjen me Donaldin. Einxhel tha se tek zinxhiri, Donaldi i pa të gjithë vetëm që të mos thoshte emrin e saj dhe të Dagzit, ndërsa Beatrix i bëri të qartë se nuk pritej një gjë e tillë.
Beatrix: Ju keni folur, nuk po merrja vesh asgjë. Nga komplet qëndrimet nga përpara ndryshe, u kthyen komplet të kundërta. Ne kemi qenë bashkë, i kemi diskutuar të gjithë ato muhabete.
Einxhel: Unë të gjithë problemin dhe frikën e kam pasur me ty dhe nëse gjërat do kishin qenë ndryshe, unë atë natë që jemi përqafuar para se të iki tek suita me Dagzin që ka qenë nata e fundit, nuk do ti kisha thënë gjërat që të thashë. Kam kuptuar që diçka po vinte.
Beatrix: Kjo është loja. Këtu është e papritur.
Einxhel: Jo me çdokënd.
Beatrix: Asnjë nga ne nuk e dinte si do të shkonte gjëja.
Einxhel: Kjo që ndodhi e prisja që do ndodhte që para vitit të ri.
Beatrix: Një ditë do të ndodhte.
Einxhel: Nuk kishte pse të ndodhte.
Beatrix: Njerëzit që në fillim kanë ardhur e kanë thënë, jemi kundër çifteve.
Einxhel: Ka parë çdo kënd që mos të thojë emrin tim e të Dagzit.
Beatrix: Nuk e di, thjesht di që Dagzin e do. Atë që kisha për Egzonën, e bëra me shpirt se jam ndjerë keq por që të ngelja në atë formë që njeriun që doja të mbaja më shumë brenda, të dilte jashtë, më ka fyer.
Top Channel