Arsyeja ‘grykëse’ që shtyu El Chapo të binte kokë e këmbë pas gruas së tij më të re (fotot)

20/01/2022 18:39

‘Ençiladat’ meksikane me sa duket kanë qenë gjithmonë rruga e sigurtë drejt zemrës së mafiozit meksikan të karteleve El Chapo.

Joaquín Guzmán Loera, ish-kreu i kartelit famëkeq Sinaloa, kishte rënë më parë në dashuri me kuzhinieren e burgut kur u burgos fillimisht në 1993 pasi ajo i përgatiste “enchiladas suizas” tamam siç ia bënte atij më parë e ëma, në stil ‘Sinaloan’, të zhytura në salcë domatesh e qumësht, e të veshura me djathë të shkrirë.

Tanimë në një libër të ri shkruhet se 64 vjeçari El Chapo, kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me atë që do të bëhej gruaja e tij, 32-vjeçaren këmbëgjatë Emma Coronel Aispuro, kur ajo i përgatiti ‘enchilada-t’ me recetën e saj, pak pasi të njiheshin në Durango.

El Chapo u njoh me Coronel Aispuro në 2006 kur ajo ishte një kërcimtare muzike popullore në qytetin e saj La Angostura.

Gruaja thotë se nuk e kishte idenë se sa i tmerrshëm ishte kreu i kartelit Sinaloa apo se ishte i kërkuar nga drejtësia.

“Nuk më ka bërë kurrë dhurata të shtrenjta apo gjëra të mëdha,” i thotë Aispuro gazetares meksikane Anabel Hernandez e cila ka shkruar librin “Emma dhe narko-femrat e tjera”, i cili publikohet këtë muaj.

“Ai i fitonte zemrën njerëzve me mënyrën e tij … Nuk bënte gjëra impresionuese por vepronte si çdo person normal.”

Megjithse ajo ishte asokohe ende minorene në një familje tradicionale rurale, prindërit e lejuan të dilte me El Chapo, i cili e çonte në vende tradicionale kërcimi. “Ne kërcenim dhe bisedonim,” i thotë ajo Hernandez. Dhe një ditë, ajo i përgatiti ushqimin e tij të preferuar, kur El Chapo e dinte se kishte zbuluar bashkëshorten e ëndërrave.

“Ndoshta  El Chapo kërkonte njëfarë ‘nëne’ në të gjitha femrat me të cilat shoqërohej”, shkruante Hernandez.

El Chapo kishte lindur në një familje të varfër në La Tuna, rajoni i largët i Sinaloa.

Ai ishte më i madhi i gjashtë fëmijëve dhe kur ishte në klasë të tretë ai duhet të fitonte pra për familjen e tij.

Babai e kishte marrë atë te plantacioni i vogël familjar i marijuanës kur ishte 7 vjeç dhe ai nisi ta ndihmonte me mbjelljen.

Ndërsa nëna e tij, kujdestarja e shtëpisë, gatuante për familjen.

Gjatë gjyqit të El Chapo në Brooklyn, SHBA, u mësua se bashkëshortja Coronel Aispuro, e kishte ndihmuar atë të arratisej nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë dhe në dërgimin e mesazheve për kartelin Sinaloa.

Ajo është dënuar së fundmi tre vjet burg për rolin në kartelin e trafikut.

Nëna 93 vjeçare e El Chapo i ka shpëtuar akuzave dhe tani shpreson t’i çojë në burg ushqimin e tij të preferuar.

“Atij i pëlqejnë shumë enchilada-t,” tha ajo për gazetarët meksikanë kur mori vizën për ta vizituar në SHBA në qershor 2019, madje duke falenderuar presidentin Andres Manuel Lopez Obrador, që kishte ndërhyrë personalisht për vizën e nënës së kryemafiozit të burgosur.

FOTO GALERI
1/4
El Chapo kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me 32-vjeçaren këmbëgjatë Emma Coronel Aispuro, kur ajo i përgatiti ‘enchilada-t’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA