Zjarrfikësit luftojnë flakët pas shpërthimit të pashpjeguar në gazsjellësin në Turqi (fotot)

19/01/2022 19:52

Zjarrfikësit luftonin me flakët sot në gazsjellësin Kirkuk-Ceyhan në jug të Turqisë pas një shpërthimi të pashpjeguar në impjant.

Operatori turk i energjisë Botas tha sot se zjarri është shuar krejtësisht, por nuk dha shpejgime për shkaqet e shpërthimit që ka kontribuar në rritjen e çmimit te energjise.

Rrjeti AFP komantonte se bota është në tension për çmimet e energjisë teksa Rezerva Federale e SHBA kërkon të luftojë inflacionin me stimulimin e tregjeve aziatike të energjisë.

Shpërthimi i djeshëm  në Turqi ngriti akoma më shumë çmimet e karburanteve dhe nuk është përjashtuar si mundësi shkaktimi i qëllimshëm.

Kjo rritje e çmimeve të energjisë ka detyruar bankat qendrore të tkurrin mbështetjen e gjerë financiare të lëshuar për pandeminë.

Krerët e bankave në të gjithë botën po marrin masa por fokusi është te Reserva Federale, banka qendrore e ekonomisë më të madhe të botës.

Kreu i saj Jerome Powell tha se politikat do të jenë të kujdesshme për të mos rrezikuar rekuperimin  ekonomik, por shumë tremben se ato do të bëhen agresive.

Komentatorët parashikojnë rritje të konsiderueshme të inflacionit në mars, sipas AFP.

FOTO GALERI
1/8
Zjarrfikësit luftonin me flakët sot në gazsjellësin Kirkuk-Ceyhan në jug të Turqisë pas një shpërthimi të pashpjeguar në impjant.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA