Psikiatrja që ka mbikqyrur ekstremistin norvegjez që vrau 77 njerëz, kryesisht të rinj e adoleshentë në 2011 dhe tashmë kërkon lirim të parakohshëm nga burgu, tha sot se diagnoza e Anders Behring Breivik “mbetet e njëtë me atë që ka pasur prej fillimit.”
Breivik është duke kryer dënimin maksimal të Norvegjisë prej 21-vite burg për sulmin me bombë në zyrat qeveritare në Oslo dhe më pas masakrën me armë në një kamp pushimi për të rinjtë e të majtës në pushtet asokohe.
Sipas ligjit në vend ai kishte të drejtë për seancën e parë të kërkimit të lirisë me kusht pas 10 vitesh.
Seanca e djeshme u krye në burgun e sigurisë së lartë në Skien, në jug të kryeqytetit Oslo. Psikiatrja Randi Rosenqvist tha sot se 42 vjeçari Breivik “nuk ka ndryshim sa i përket rrezikut për akte të tjera dhune në të ardhmen, në krahasim me vlerësimin e parë që iu bë atij pas masakrës, në vitin 2012.
“Nuk ka koherencë në pohimet e tij, nuk mund t’i zihet besë,” tha Rosenqvist teksa jepte dëshminë për prokurorët. Duke folur për sjelljen e Breivik pas masakrës ajo tha se “ndryshon shpesh taktika sipas asaj që i duket më e përshtatshme”.
“Ka ende tiparet e tij naciziste. Ka ende tendencë të ndërtimit të skenareve. Nuk është psikotik por në kontekste të ndryshme mund të jetojë përralla brenda realitetit”.
Megjithse ekspertët pranojnë se kishte shumë pak shense për lirimin e hershëm të Breivik, autoriteet insistojnë se ai ka të drejta të njëjta si çdo i burgosur, dhe se mohimi i tyre do të dëmtonte parimet e rendit ligjorr dhe të drejtës së fjalës.
Breivik tha dje se ksihte hequr dorë nga dhuna, edhe pse më parë ai mbronte ide të supremacisë së bardhë dhe bënte përshëndetje naziste.
“Të gjithë e kanë këtë shans. Jam shtypur e bërë copë për 10 vjet me radhë. Kam ndryshuar aq shumë sa që nuk është e mundur të ndryshoj akoma”, tha Breivik.
Vendimi pritet të merret së shpejti.
Top Channel