Po analizojmë të ardhurat e një çifti pensionistësh. Ky i moshuar bën humor me pagesat që merr si e vetmja gjë që i ka mbetur.

“Pensionin e kam 210 mijë lekë. Kur ma la Saliu e la me 200 mijë ndërsa ky të mos gënjej më ka shtuar 14 mijë lekë. Saliu ma bëri 200 mijë, me një fjalë 100 unë 100 plaka kupton apo jo? Shyqyr zotit që më ka lënë zoti plakën e 100 i merr ajo e 100 i marrë unë e gëzohemi që marrim 200 mijë” u shpreh qytetari.

Kemi dy pensionistë që në total marrin 214 mijë lekë. Prej tyre rreth 14 mijë i pagujanë për faturën e ujit. Për dritat pagujanë rreth 30 mijë lekë në muaj. 10 mijë lekë paguajnë telefonat të dy. Nga shuma 214 mijë lekë që marrin pensionet u ngelin rreth 160 mijë lekë. Kjo shumë është më pak se sa minimumi jetik i përcaktuar për një person. Nëse përfshim edhe shërbimet shëndetësore, këtyre pensionistëve ndoshta nuk do tju ngelet asgjë për të mbyllur muajn.

Me rritjen e çmimeve kuptohet që jetesa vështirësohet edhe më shumë për këto kategori. Ndërkohë që indeksimi i inflacionit nuk është i mjaftueshëm.
“Indeksimi me inflacionin do të ishte jo i ndërshëm për kategoritë e popullsisë që janë më të brishta që jetojnë në varfëri. Për arsye se shporta e konsumit të këtyre familjeve është shumë më e ndryshme nga shporta mesatre e konsumit në ekonomi. Par nëse ne themi rreth 45 % e të ardhuarave shpenzohen mesatraisht në ekonomi për ushqim kjo për familjet e varfëra mund të jetë shumë herë më tepër se kaq. Cka do të thotë se ndryshimet e çmimeve në këtë shport konsumi kanë qënë shumë të të larta” u shpreh Selami Xhepa, ekspert ekonomie

“Mundohen që të bëjnë thjesht një indeksim të rritjes së përgjithëshme të cimeve por në fakt rritja e cmimeve të mallrave të konsumit nuk ndjek rritjen e përgjithëshme të inflacionit, ai ndjek një rritje të cmimeve të tregut. Ajo që po ndodh tani kërkon masa të shtuara” u shpreh eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj

Top Channel