Sipas te dhënave të INSTAT, familjet shqiptare harxhojnë rreth 41.6% të të ardhuarve të tyre për ushqim. Pra, rreth gjysma e të ardhuarve shpenzohen për tu ushqyer. Këto shpenzime janë rritur me 0.3% krahasuar me një vit më parë, kjo si rezultat edhe i rritjes së çmimeve. “Si përblloni cmimet e larta që janë sot në treg? Lere mos e hypet hic..1700 lekë marrë kaq 17 mijë lekë. Paguaj drita ujë dhe kaq. Shyqyr që janë fëmijët se mos të jenë ata” u shpreh qytetari.

“Drita, ujë, telefon shkojnë diku te 150 mijë lekë. 60 mijë na ngelen për të ngrën cafrë të bëjmë me vështrirësi të madhe e shtyjme” u shpreh qytetari. “Paguajm drita ujë internet shkojnë diku te 120 mijë lekë. Pastaj me ndihmën e kalamjve se nuk e përballojmë dot cafrë të bëjmë. Jam operuar nga zemra. Kjo probem është jo vetëm për mua por për shumë njerëz. Tani me rritjen e cmimeve më keq u bë, nëse nuk rritet pensioni do dalim rrugëve ëshët shumë e vështirë” u shpreh qytetari.

“Në të tilla raste do të themi që ka një mos respektim të dinjitetit të njeriut për aq kohë sa nuk i jepet minimumi jetik” u shpreh pedagogia, Teuta Nunaj Kortoçi. Për të kuptuar se sa është hendeku mes të pasurve dhe të varfërve po sjellim disa të dhëna. Referuar raportit të Oxfam, pasuria e më shumë se 2200 miliarderëve në të gjithë globin, ishte rritur me 900 miliardë dollarë gjatë 2018, ose me 2.5 miliardë dollarë në ditë. Rritja prej 12% e pasurisë së më të pasurve të botës u shoqërua edhe me një rënie prej 11% të pasurisë së pjesës më të varfër të popullsisë në botë.

Pas krizës financiare globale, numri i miliarderëve pothuasje është dyfishuar. Nga 2017 deri në 2018 një miliardier i ri ka lindur çdo dy ditë. Në raport theksohej se një pjesë e fajit i takon edhe qeverive të cilat vetëm sa po e përkeqësojnë këtë situatë pabarazie duke mos investuar mjaftueshëm në shërbimet publike. Rreth 10,000 njerëz vdesin si pasojë e mungesës së kujdesit shëndetësor dhe 262 milionë fëmijë nuk shkojnë në shkollë, sepse prindërit e tyre nuk janë në gjendje të përballojnë tarifat e shkollimit.

“Është një farë padrejtësie sociale mos vendosja e minimumit jetik. Në sensin që shoqëria do të duhet që të marrë masa për tju ardhur në ndihmë këtyre shtresave të cilët në këtë garën kapitaliste quhen të humburit. Por për ta bërë këtë gjë shteti duhet të jetë shumë i zhvilluar. Kur shteti nuk zhvillohet kush e pëson? Qytetari” u shpreh eksperi i ekonomisë, Pano Soko.

Top Channel