Pse qeveritë shqiptare nuk e përcaktojnë minimumin jetik? Cili është ngërçi që të gjithë mbyllin sytë para mjerimit të këtyre qytetarëve?

“Nëse ne përcaktojmë me ligj minimumin jetik atëhere ne kemi përcaktuar dyshemenë apo vlerën minimale që do ti akordojmë një qytetari në nevojë.

Këtu fillon ndihma e papunësisë, ndihma ekonomike, këtu fillon edheë prllogaritaj e pagës minimale. Sa i përket pensioneve nëse janë poshtë minimumit jetik duhet të suvencionohet që qytetari te të ardhurat mujore të marrë këtë vlerë të minimumit jetik” u shpreh Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte ekonomie/pedagoge .

“Minimum jetik do të thotë kosto të shtuara për buxhetin e shtetit. Por në gjykimin tim këto janë kosto të shëndetëshme. Këtu ka miopi politike në këtë aspect” u shpreh juristi, Adriatik Lapaj. “Minimumin jetik do të kërkonte një ngarkesë buxhetore të jashtëzakonshme. Që sot buxheti i shtetit me këto të ardhura që realizon pra me fondin prej rreth 4 miliard lekësh që ka buxheti i shtetit nuk e përballon dot.

Skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore sot që flasim ka një deficit prej një miliardë euro. Në momentin që ne do të përshtasnim pensionet, pagesat me minimumin jetik që është përllogaritur diku te 165 dollarë do ta rëndojnë ndoshta do ta kolapsojnë sot që flasim gjithë buxhetin e shtetit” u shpreh eksperti i ekonomisë, Pano Soko.

“Një nga arsyet pse nuk përcaktohet është ridimensionimi i skemës së mbështetjes shoqërore, të politikave sociale dhe në përgjithësi të ridimensionimit të pagave që shkojnë zinxhir dhe janë të lidhura me trajtimin e varfërisë” u shpreh Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie
Sipas bankës botërore minimumi jetik në Shqipëri është rreth 165 euro në muaj. Kuptohet që çdo pensionist, apo kategori në nevojë që ka të ardhura më pak se kjo shumë jeton në varfëri ekstreme.

Top Channel