Kjo është nënë Emineja. Ajo mban mbi supe 78 vjet. Por pavarësisht moshës vazhdon të kujdeset për familjen. Ajo ka punuar një jetë të tërë dhe tashmë merr një pension qesharak.

“Pensioni doli 17 mijë lekë dhe u bë 40 mijë lekë. Për veten time nuk marr asgjë si plakë, ja jap shtëpisë. Paguaj dritat që janë 22 mijë dhe uji që është 8 mijë lekë. Unë kam ilacet pa larë. Na kanë ndihmuar që na i kanë dhënë pa lekë por jo që na i kanë faluar. Më kan pritur 2 muaj një javë, dy javë” u shpreh Emine Musta, banore e fshatit Shushicë.

Eminieja sëbashku me nusen e djalit mundohen që të mbajnë familjen në këmbë me aq mundësi sa kanë. Por jeta për këtë familje është e vështirë. Burri i vetëm i kësaj familje muk është i aftë për punë. “Jetoj me vjehrrën, burrin dhe tre fëmijët. Unë jam pa punë, burri merr kemp, ato që merr ai si dalin për vete. Merr dhe vjehrra pensionin, jo drita jo uji asgjë nuk ngelet në shtëpi” u shpreh Violeta Musta, banore e fshatit Shushicë
Pensionet në vendin tonë janë nga më qesharaket. Moshës së tretë nuk i mjaftojnë as për të mbyllur shpenzimet e tyre me imediate.

“Me gjithë shtesën 130, pensionin e kam 118. Ku dalin këto jo të marim ilacet, e shikon si jam zverdhur jam i sëmurë. Ku dalin këto? Për ilacet paguaj 20-15 mijë lekë, për driat 50-60 mijë lekë. Ca të bëj marrë borxh, unë skam cfarë të bëj që të dal të vjedh apo të lyp” u shpreh qytetari.
“Opo sa marrë unë 60 mijë ilacet i marrë ndërsa dritat e ujin le ti paguaj djali unë spaguaj dot ilacet. Për të ngrënë të më ushqejnë të tjerët se vetë se përballoj dotë” u shpreh qytetari.

“120 mijë lekë të vjetra. Sa ju shkojnë ujë e drita në muaj? 80-90 mijë lekë. Ngelen 30 mijë kot, ilacet i blej me pare. 18 mijë i marri ilace për zemrën, ilacet e tensionit i kam me rimbursim? Po si ja bëj si ushqeheni? Ja ashtu si qeni” u shpreh qytetari.

Top Channel