“Skllavi modern” mbijeton 40 vjet i mbajtur në kasollen pa dritë apo ngrohje në Britani (fotot)

19/01/2022 16:30

Një burrë është mbajtur i burgosur në një kasolle të ftohtë pa ngrohje apo ndriçim për më shumë se 40 vjet në Britani, shkruante sot e përditshmja ‘The Sun’.

Personi që tashmë është në të 60-at e tij ka jetur shumicën e jetës në një kasolle të ftohtë në parkun e rulotave Hadrian në Carlisle, në veri të Britanisë.

56 vjeçari Peter Swailes Junior, ka pranuar shfrytëzimin ekstrem të një punëtori të pambrojtur dhe krimin e skllavërisë moderne dje në gjykatën e Carlisle, sipas rrjetit lokal MEN.

Swailes u akuzua fillimisht bashkë me babanë e tij, gjithashtu të quajtur Peter Swailes – i cili vdiq para nisjes së gjyqit.

Ata refuzuan akuzat e lehtësimit të udhëtimit të një individi me qëllim që ta shfrytëzonin, të ngritura në vitet 2015 e 2019.

Swailes është liruar tashmë me kusht dhe do të dalë në gjyq më 4 shkurt për të marrë dënimin.

Hetuesi Martin Plimmer tha: “Pikësëpari medimet e mia janë me viktimën, i cili është shfrytëzuar gjatë gjithë jetës së tij të rritur deri disa vite më parë.

“Ai është tashmë në të 60-at e tij, diçka që është e vështirë për t’u kuptuar, për katër dekada ai është mbajtur si skllav”.

Akuzat erdhën pas një hetimi disa vjeçar të njësisë anti-bandë dhe abuzimit të krahut të punës, nga policia e rajonit Cumbria.

Hetuesit kishin kryer kontrollin sipas mandatit në parkun e rulotave në tetor 2018, kur hasën kasollen e drunjtë rreth 2 metra katrorë.

Pasi trokitën ata zbuluan viktimën që kishte jetuar aty për 40 vjet.

Oficerët thanë se kasollja ishte në gjendje të keqe, pa ngrohje dhe një dritare nuk mbyllej mirë.

Në marrjen në pyetje viktima tha se kishte punuar në fushë për rreth 10 paundë në ditë.

Swailes u arrestua në prill 2019 dhe u akuzua më vonë bashkë me të atin.

Viktima pranoi mbrojtjen e mekanizmave qeveritare dhe është akomoduar në periferi të  Cumbria.

FOTO GALERI
2/5
Personi që tashmë është në të 60-at e tij ka jetuar shumicën e jetës në një kasolle të ftohtë në parkun e rulotave Hadrian

Top Channel