Artistja e njohur, Hueyda El Saied u nda nga jeta në nëntor të vitit të kaluar pasi nuk mundi t’i mbijetojë një sëmundje të rëndë që e preku kohët e fundit.
Bashkëshorti i saj Thierry Grosjean foli për “Wake Up” duke treguar arsyen përse Hueyda nuk foli asnjëherë për sëmundjen. Ndër të tjera, ai tregoi se si e morën lajmin që vuante nga kanceri i gjirit dhe u përpoq të luftonte për veten, të birin dhe partnerin e saj.
Thierry: Ka një arsye për këtë gjë dhe kryesorja është se ishte vendimi i Hueydës të mos e ndante. Ajo nuk donte që njerëzit të ndjenin keqardhje dhe të ndiheshin keq për të. E kuptoj që është një shok për fansat e saj dhe në të gjithë botën por për të ishte shumë e rëndësishme të ishte e përqendruar në procesin e rikuperimit dhe në luftën ndaj kësaj sëmundje.
Kjo ishte arsyeja pse Hueyda ta mbante sekret luftën e saj me sëmundjen dh eta ndante vetëm me rrethin e ngushtë familjar. Nuk ishte e lehtë. Në fillim isha aty kur morëm njoftimin nga doktori për sëmundjen. Ishte një shok për ne. Vetëm pas disa orësh, Hueyda tha, është një lajm i tmerrshëm por do të përballem me sëmundjen dhe do të luftoj për veten, për Gabrielin dhe për ty Thierry.
Ajo e gjeti fuqinë dhe përqendrimin vetëm pas disa orësh. Po, ajo e nisi procesin kur ne morëm njoftimin në korrik të 2020 dhe gjatë këtyre 18 muajve, ajo ishte duke luftuar vazhdimisht dhe ishte shumë guximtare. Jam shumë krenare për të, jo vetëm unë por të gjithë doktorët dhe infermierët ishin krenarë për luftën e saj. Ajo ishte një luftëtare e vërtetë, një luaneshë, luanesha ime.
Top Channel