Steven Gerrard tundon Luis Suarezit.
Pasi siguroi shërbimet e Phillippe Coutinhos, një ish-shok skuadre për të, sfida e trajnerit të Aston Villas është të ketë nën urdhrat e tij edhe sulmuesin uruguaian të Atléticos së Madrid. Suarez mësohet se e ka hedhur poshtë mundësinë për të luajtur në një kampionat me nivel më të ulët, siç është ai brazilian. Atlético Mineiro po kërkon një zëvendësues për të sapolarguarin Diego Costa. Edhe Corinthiansi me Palmeirasin shfaqën interes për ish-sulmuesin e Barcelonës. Nga Arabia Saudite (nuk bëhet i ditur emri i klubit), vjen një propozim ekzotik.
Suarez, në fakt, nuk po kalon një moment të mirë tel Atletico, teksa në këtë sezon ka mundur të shënojë vetëm shtatë gola. Rëndësia e tij në ekipin e kuqebardhë është zvogëluar këtë sezon, për shkak të gjendjes së tij delikate fizike dhe konkurrencës së madhe në sulm, ku luajnë Cunha, Correa, Griezmann ose João Félix.
Suarezin mund ta shtyjë drejt Anglisë miqësia që ka ruajtur me Steven Gerrardin që nga koha e tij te Liverpool. Së fundmi, Suarez komentoi një foto të trajnerit aktual të Aston Villas kur shënoi tregolësh “Goodison Park”, kundër Evertonit, rivalit të përjetshëm të “The Red”, me dy asiste nga uruguaiani. “Nuk do t’i harroj kurrë këto kohë të mrekullueshme. Legjenda Steven Gerrard, kur të bëra të shënosh një hat-trick në një derbi”, ka shkruar Suarez.
Top Channel