Java e 16-të/ Debutime me fitore dhe “thatësirë” golash, buzëqeshin Partizani e Dinamo

19/01/2022 20:13

Java e 16-të në Abissnet Superiore prodhoi vetëm gjashtë gola.

Kastrioti ishte i vetmi ekip pritës që mori maksimumin, teksa nuk prodhuan asnjë gol duelet Tirana-Vllaznia dhe Skënderbeu-Laçi.

Bardheblutë e Orges Shehit e kanë çuar në 6 pikë diferencën me vendin e dytë, që tani ndahet mes Kukësit dhe Laçit. Fitore të rëndësishme arritën Partizani dhe Dinamo në transfertë.

“Demat” zhvilluan ndeshjen e parë me Dritan Mehmetin si trajner, dhe tani numërojnë 21 pikë, 13 më pak se Tirana kryesuese. Debutim me tre pikë edhe për Emiliano Çelën si trajner i Kastriotit.

Ekipi krutan mposhti Teutën kampione, duke e bërë shumë më interesante garën e mbijetesës, edhe pse vazhdon të mbajë vendin e fundit në renditje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA