![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/nuredini-dumani-800x450_sd-800x450.jpg)
Një fëmijë 3 vjeç nga fshati Kusarth ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së martës në spitalin pediatrik të Elbasanit ku është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore.
Fëmija është diagnostikuar me pneumoni bilaterale, insuficience respiratore akute dhe insuficience kardiake.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve shpëtimi i vajzës tre vjeçare ka qenë i pamundur. Babai i fëmijës thotë se e ka dërguar vajzën në spital me temperaturë të lartë në gjendje të rënduar për jetën.
Ka qenë policia e Elbasanit ajo që njoftoi vdekjen e vogëlushes në pediatri ndërkohë që janë marrë në pyetje edhe mjekët që e pritën. Do të jetë më tej ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së fëmijës 3 vjeç në spital.
Top Channel