Hidhte mbeturina pranë një hoteli në Zvërnec, arrestohet 28-vjeçari/ Procedohen 4 të tjerë

19/01/2022 13:48
Foto ilustruese

Në Vlorë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në pranga u vu shtetasi E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, për veprën penale “Menaxhimi mbetjeve”, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka hedhur mbetje të llojeve të ndryshme në afërsi të një hoteli në fshatin Zvërnec;

U arrestua gjithashtu shtetasi J. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë dhe ka ka goditur me grushte, shtetasit A. T. dhe R. T.;

Po ashtu, edhe në pranga u vu eshte shtetasi A. P., banuese në lagjen “Pavarësia 3”, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua se kishte bërë punime në pjesën e jashtme të banesës së saj, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Sarandës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. L., 45 vjeç, banues në fshatin Shalës, bashkia Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë punime në pjesën e jashtme të banesës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA