Policia rrugore e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy persona, ndërsa ka proceduar penalisht katër persona të tjerë.
>Në pranga u vu shtetasi D. H., 57 vjeç, banues në Mallakastër, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel” në gjendje të dehur.
Po ashtu, u arrestua edh shtetasi B. C., 44 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u procedua penalisht shtetasi K. Ç., 39 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë shtetasin I. Ç, 49 vjeç, banues në Fier.
Po nga këto struktura u procedua penalisht një shtetas 16 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në Fier.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u proceduan penalisht shtetasit A. H., 29 vjeç dhe M. B., 23 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit dyshohet se kanë goditur me grushta shtetasin E. M., 26 vjeç.
Ndërkaq, janë referuar në Prokurorinë e Lushnjës materialet për vlerësim, pasi në fshatin Imësht, Lushnjë, është gjetur nga familjarët i vetëvarur në banesën e tij shtetasi R. B., 75 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel